? Bëj gati çajin ose kafen dhe hajde bisedojmë pak për libra! Një Libër e Një Bisedë është e ideuar nga unë Sara, një 23-vjeçare që adhuron të flasë për shumë gjëra por veçanërisht për veprat e shkruara. Bashkë do të flasim për trekëndëshat e dashurisë, armiq në të dashur, krizat ekzistenciale të autorëve klasikë, personazhe me probleme komunikimi dhe shumë të tjera. Ndaj mendimet dhe leximet e tua me mua nëpërmjet Instagramit: https://www.instagram.com/njeliberenjebisede/
Një Hot Girl Autumn plot me libra
🍂 Një nga arsyet pse e adhuroj stinën e vjeshtës është pikërisht atmosfera perfekte që krijohet për të lexuar libra misterioz dhe magjikë! Edhe pse në vendin tonë po vonohet, mendova ta sillnim vetë vjeshtën me një listë librash për të lexuar me një gotë çaj të nxehtë duke pritur uljen e temperaturave.
🎠 Sot bashkë flasim për libra klasikë, dark academia, fantazi dhe kategori të tjera vjeshtore për një hot girl autumn të vërtetë!
Çkemi, çfarë është një hot girl autumn?!: (00:00 - 03:42)
Librat që duhet të lexosh këtë vjeshtë: (03:44 - 24:02)
Librat që duhet të lexoj unë këtë vjeshtë: (24:04 - 30:04)
Faleminderit!: (30:06 - 31:10)
Librat që u përmendën:
Historiania nga Elizabeth Kostova
Drakula nga Bram Stoker
The Serpent and the Wings of Night nga Carissa Broadbent
Unë Jam e Kuqja nga Orhan Pamuk
Biblioteka e Mesnatës nga Matt Haig
Caraval nga Stephanie Garber
The Cruel Prince nga Holly Black
Librat e Harry Potter nga J.K. Rowling
Netë të Bardha nga Fjodor Dostojevski
Portreti i Dorian Greit nga Oscar Wilde
Qiell nga Mieko Kawakami
Ninth House nga Leigh Bardugo
A Curse For True Love nga Stephanie Garber
Ndaj mendimet dhe leximet e tua me mua nëpërmjet Instagramit: www.instagram.com/njeliberenjebisede/ <3
Royalty Free Music “Spook3” by PeriTune. Licensed under a Creative Commons License.
10/7/2023 • 31 minutes, 10 seconds
Më në fund lexova librin më të rekomanduar nga ju!
Çkemi 🤍 Ja ku jam me episodin e shumëpritur mbi librin më të rekomanduar nga ju: Krim dhe Ndëshkim nga Fjodor Dostojevski 🖤
Bashkë bisedojmë mbi dualitetin e Raskolnikovit, pamundësinë e tij për të fshehur të vërtetën duke i rënë të fikët çdo 20 faqe dhe për marrëdhënien si macja me miun me Porfir Petroviçin.
Unë me këtë libër u zbavita shumë edhe emocionalisht dhe intelektualisht, kështu që ju falenderoj për rekomandimin <3
Çkemi!: (00:00 - 01:49)
Përshkrim i shkurtër [pa spoilera]: (01:51 - 08:30)
Dualiteti i Raskolnikovit: (08:32 - 17:50)
Raskolnikovi vs. Porfiri: (17:52 - 23:10)
Po personazhet e tjerë?: (23:12 - 25:50)
Faleminderit!: (25:52 - 26:40)
Libri që u përmend:
Krim dhe Ndëshkim nga Fjodor Dostojevski
Ndaj mendimet dhe leximet e tua me mua nëpërmjet Instagramit: www.instagram.com/njeliberenjebisede/ <3
9/23/2023 • 26 minutes, 45 seconds
Detyrova shoqen e ngushtë të lexonte Emily Henry-n
Episodi i sotëm është shumë special sepse më bashkohet në bisedim shoqja ime e ngushtë Adela, të cilën e detyrova të lexonte librin më të ri të Emily Henry: Happy Place 🌞
Flasim për shoqëritë kuptimplota, marrëdheniet e ndërlikuara romantike, lidhjet familjare dhe shumë gjëra të tjera 🤍 Ne u kënaqëm shumë dhe shpresoj që dhe ju ta pëlqeni dhe të qeshni me ne gjatë këtij episodi <3
Çkemi Adela!: (00:00 - 03:11)
Libri në tre fjalë: (03:13 - 07:11)
Çfarë na pëlqeu?: (07:13 - 21:36)
Çfarë nuk na pëlqeu?: (21:38 - 25:28)
Personazhi i preferuar: (25:28 - 35:06)
Personazhi më pak i preferuar: (35:08 - 37:18)
Cilët aktorë duhet të zgjidhen për filmin?: (37:20 - 47:53)
Faleminderit Adela!: (47:55 - 48:43)
Ciao <3: (48:45 - 49:29)
Librat që u përmendën:
Happy Place nga Emily Henry
Ne Jemi Gjithçka nga Nicola Yoon
Mos Mbill Urrejtje nga Angie Thomas
Biseda mes Miqsh nga Sally Rooney
Ndaj mendimet dhe leximet e tua me mua nëpërmjet Instagramit: www.instagram.com/njeliberenjebisede/ ose lër një mesazh zanor në faqen zyrtare të Një Libër e Një Bisedë.
8/9/2023 • 49 minutes, 28 seconds
Kot për Muhabet: Mendova se nuk do të lexoja më kurrë...
Këto dy muajt e fundit kam kaluar një ngërç madhështor leximi, kështu që sot, kot për muhabet bisedojmë për panikun tim mbi mundësinë që nuk do të lexoja më kurrë dhe pse fajin e kishte Bill Gates…
Por, ka dritë në fund të tunelit sepse zbulova një libër të ri dhe e adhurova! Shpresoj që libra me fuqi të tillë të lexojmë gjithmonë <3
Fundi i karrierës sime?: (00:00 - 02:19)
Fajin e ka Bill Gates: (02:21 - 09:39)
Pse më kapi ngërçi i leximit?: (09:41 - 14:04)
Çfarë është një ngërç leximi?: (14:06 - 15:47)
Libri që më shëroi: (15:49 - 24:05)
Mbyllja: (24:07 - 24:53)
Librat që u përmendën:
Zgjedhja nga Dr. Edith Eger
Forca e Faktit nga Dr. Hans Rosling
Një Xhentëlmen në Moskë nga Amor Towles
Fourth Wing nga Rebecca Yarros
Ndaj mendimet dhe leximet e tua me mua nëpërmjet Instagramit: www.instagram.com/njeliberenjebisede/ ose lër një mesazh zanor në faqen zyrtare të Një Libër e Një Bisedë.
6/16/2023 • 24 minutes, 53 seconds
Na ishin njëherë librat e fëmijërisë sonë...
Gëzuar 1 Qershorin të gjithë ne që e festojmë!! :)) Sot do bëhemi pak nostalgjikë duke kujtuar përrallat dhe tregimet e shumëllojshme që na shoqëronin gjatë viteve të fëmijërisë.
Bashkë bisedojmë mbi personazhin e njohur popullor “E Bukura e Dheut”, anën e errët të përrallave si dhe librat që do të doja të kisha lexuar kur isha e vogël 🤍
Gëzuar 1 Qershorin: (00:00 - 02:21)
Na ishin njëherë e bukura e dheut dhe princi: (02:23 - 14:00)
Na ishin njëherë e bukura e dheut dhe ngjarjet traumatike: (14:02 - 21:18)
Mençuri apo Dinakëri?: (21:20 - 24:22)
Një Mijë e Një Net dhe Vëllezërit Grim: (24:24 - 29:00)
Librat që do të doja të kisha lexuar: (29:02 - 30:28)
Mbyllja: (30:30 - 31:18)
Librat që u përmendën:
E Bukura e Dheut dhe Princi nga Populli
E Bukura e Dheut nga Populli [E marrë nga libri Prralla Popullore Shqiptare nga Instituti i Shkencave]
Një Mijë e Një Net nga Populli Arab
Na ishte njëherë nga Vëllezërit Grim
Përrallat e Andersenit nga Hans Christian Andersen
Tregime Mitologjike nga Shtëpia Botuese Dituria
Balada e Akilit nga Madeline Miller
Seria Harry Potter nga J.K. Rowling
Ndaj mendimet dhe leximet e tua me mua nëpërmjet Instagramit: www.instagram.com/njeliberenjebisede/ ose lër një mesazh zanor në faqen zyrtare të Një Libër e Një Bisedë.
6/1/2023 • 31 minutes, 18 seconds
BONUS: Dashuria e Nikollës dhe Marias
Nëse e keni dëgjuar episodin e kaluar mbi "Lufta dhe Paqja" atëherë e dini shumë mirë që kisha tepër shumë për të thënë... Duke përfshirë dhe këtë pjesë të shkurtër ku bisedoj me ju mbi çiftin tim të preferuar të librit (mbase; si dihet çfarë vendos nesër).
Shpresoj ta pëlqeni këtë episod bonus dhe dëgjohemi në episodin e ardhshëm i cili do të jetë paksa (shumë pak) interesant! Ciaoooo 🤍
Ndaj mendimet dhe leximet e tua me mua nëpërmjet Instagramit: www.instagram.com/njeliberenjebisede/ ose lër një mesazh zanor në faqen zyrtare të Një Libër e Një Bisedë.
5/18/2023 • 3 minutes, 26 seconds
1 vit bashkë + një nga librat e mi të preferuar!
Një Libër e Një Bisedë mbushi një vit dhe nuk mund të isha më mirënjohëse dhe e lumtur! 🤍 Me këtë rast vendosa që mbase për herë të parë këtë vit të flisja vetëm për një libër dhe jo më shumë…
Bashkë sot bisedojmë mbi Lufta dhe Paqja të Lev Tolstoit dhe shumë nga veçoritë e mia të preferuara nga kjo kryevepër letrare 💌
1 vit bashkë + Lufta dhe Paqja : (00:00 - 04:32)
Paralelizmat e Tolstoit: (04:34 - 12:35)
Ndërtimi i personazheve: (12:37 - 15:32)
Princ Andrea: (15:34 - 18:37)
Pjeri: (18:39 - 25:29)
Natasha: (25:31 - 32:03)
Epilogu dhe më tej: (32:05 - 35:06)
Faleminderit: (35:08 - 36:44)
Ndaj mendimet dhe leximet e tua me mua nëpërmjet Instagramit: www.instagram.com/njeliberenjebisede/ ose lër një mesazh zanor në faqen zyrtare të Një Libër e Një Bisedë.
5/10/2023 • 36 minutes, 43 seconds
Kot për Muhabet: Sa libra duhet të lexojmë në vit?
E ke parasysh kur sheh ndonjë person në youtube ose instagram duke thënë: “Vitin e kaluar lexova mbi 180 libra!” dhe në atë moment të duket sikur po të bie gjithë presioni i botës mbi supe??? Apo jam vetëm unë…
Nejse, kot për muhabet sot zbulojmë bashkë se çfarë thot shkenca mbi numrin e librave që duhet të lexojmë ne vit.
Kemi dhe disa të ftuar specialë: JU. Ose më saktë ju që iu përgjigjët pyetjeve të mia në Instagram <3 Thank you, ju dua!
Intro: (00:00 - 02:16)
Pse është e rëndësishme të lexosh?: (02:18 - 06:58)
Sa libra duhet të lexosh në vit?: (07:00 - 12:01)
Pse nuk duhet të krahasojmë?: (12:03 - 14:07)
Mbyllja: (14:09 - 22:50)
Ndaj mendimet dhe leximet e tua me mua nëpërmjet Instagramit: www.instagram.com/njeliberenjebisede/ ose lër një mesazh zanor në faqen zyrtare të Një Libër e Një Bisedë.
4/17/2023 • 15 minutes, 28 seconds
Shadow and Bone apo Daisy Jones & The Six?
Këto kohë sikur jemi bombarduar me një numër serialesh me histori të përshtatur nga libra - po për ne s’është problem fare 🥳 Në këtë episod bisedojmë bashkë mbi dy seriale që kanë dalë së fundmi prej fenomeneve që janë “Shadow and Bone” nga Leigh Bardugo 🌚🌝 dhe “Daisy Jones & The Six” nga Taylor Jenkins Reid 🎸🎼
Intro: (00:00 - 02:36)
Shadow and Bone: (02:38 - 17:34)
Daisy Jones & The Six: (17:36 - 28:17)
Përfundimi im: (28:19 - 29:28)
Mbyllja: (29:30 - 30:37)
Ndaj mendimet dhe leximet e tua me mua nëpërmjet Instagramit: www.instagram.com/njeliberenjebisede/ ose lër një mesazh zanor në faqen zyrtare të Një Libër e Një Bisedë.
4/5/2023 • 30 minutes, 36 seconds
Colleen Hoover: Ja vlejnë librat e saj apo jo?
Besoj se tanimë të gjithë e njohim Colleen Hoover. Por, a është buja e librave të saj e justifikuar? Pikërisht për këtë dhe më shumë bisedoj me ju në episodin e sotshëm 📚
Kush është Colleen Hoover?; Si shkruan ajo?; A e meriton famën por edhe urrejtjen që e ka rrethuar këto dy vite?
Mos harro të ndash me mua mendimin tënd duke u përgjigjur pyetjes në Spotify ose duke më shkruar në Instagram 🤍✨
Intro: (00:00 - 01:00)
Kush është Colleen Hoover?: (01:02 - 06:17)
S’ka Shpresë: (06:19 - 18:27)
Dashuri e Shëmtuar: (18:29 - 25:06)
Veriti: (25:08 - 29:05)
A ja vlen Colleen Hoover?: (29:07 - 34:02)
Mbyllja: (34:04 - 35:00)
Librat që u përmendën:
S’ka Shpresë nga Colleen Hoover
Mbaron Me Ne nga Colleen Hoover
Dashuri e Shëmtuar nga Colleen Hoover
Veriti nga Colleen Hoover
Ndaj mendimet dhe leximet e tua me mua nëpërmjet Instagramit: www.instagram.com/njeliberenjebisede/ ose lër një mesazh zanor në faqen zyrtare të Një Libër e Një Bisedë.
3/21/2023 • 35 minutes
Kot për Muhabet: Pse urrehen librat romancë?
Gëzuar Shën Valentinin të dashuruar <3<3<3
Kot për muhabet sot do bisedojmë mbi librat romancë dhe pse paragjykohet kaq shumë kjo kategori e shkretë. Muhabeti shkon nga librat me meshkujt gjysmë të zhveshur në kopertinë dhe deri te skenat e famshme smut…
Faleminderit personave që më ndihmuan me këtë episod duke i përgjigjur pyetjeve të mija në Instagram! Love you <3
Intro: (00:00 - 03:26)
Çfarë dua të them me kategorinë romancë?: (03:28 - 07:16)
Portretizimi jo-realist i lidhjeve romantike: (07:18 - 15:31)
Mënyra e të shkruarit: (15:33 - 19:07)
Mbyllja: (19:09 - 22:50)
Librat që u përmendën:
Seria “Dreamland Billionaires” nga Lauren Asher
Libri i Verës nga Emily Henry
Njerëz Normal nga Sally Rooney
Everything I Know About Love nga Dolly Alderton
Isla and the Happily Ever After nga Stephanie Perkins
Lufta dhe Paqja nga Lev Tolstoi
50 Hijet e Greit nga E.L. James
Ndaj mendimet dhe leximet e tua me mua nëpërmjet Instagramit: www.instagram.com/njeliberenjebisede/ ose lër një mesazh zanor në faqen zyrtare të Një Libër e Një Bisedë.
2/14/2023 • 21 minutes, 10 seconds
Kot për Muhabet: Filmi apo Libri?
Gëzuar ditën e dielë <3<3<3
Ky mini-episod mund ta quaj, i dedikohet artit të përshtatjes së librave në filma ose seriale. E dimë të gjithë që librat janë shumicën e kohës më të bukur, por kush janë ata regjizorë që kanë dalë të suksesshëm në mendimin tim?
Këtu dhe unë nxjerr pak natyrën time fangirl kur flas për kryeveprën që është filmi Pride and Prejudice (Joe Wright, 2005) <3
Gjithmonë shumë faleminderit për fjalët e bukura që më dërgoni! <3
Intro: (00:00 - 05:02)
Si mos ta përshtatësh një libër në film: (05:04 - 12:18)
Si ta përshtatësh një libër në film: (12:20 - 18:35)
Si mund ta përshtatësh një libër në film: (18:37 - 22:18)
Mbyllja: (22:20 - 22:50)
Librat që u përmendën:
E Mban Dot Një Të Fshehtë nga Sophie Kinsella
Krenari dhe Paragjykim nga Jane Austen
Muzgu nga Stephanie Meyer
Ndaj mendimet dhe leximet e tua me mua nëpërmjet Instagramit: www.instagram.com/njeliberenjebisede/ ose lër një mesazh zanor në faqen zyrtare të Një Libër e Një Bisedë.
1/29/2023 • 22 minutes, 50 seconds
Ndjesë, po këto libra nuk ishin për mua
Çkemi, çkemi! E filloj këtë episod me një “ndjesë” pasi ti mund të jesh dikush që adhuron një ose më shumë prej titujve që unë vendosa të gjykoj sot :) Mos më urre shumë!
Ky do të jetë episodi i fundit i këtij viti. Dua t’ju falenderoj për mbështetjen që më keni treguar që prej momentit të parë që vendosa të krijoja Një Libër e Një Bisedë! Gëzuar festat dhe ju uroj një vit të ri të mrekullueshëm plot me energji pozitive!
Intro: (00:00 - 02:06)
If We Were Villians nga M.L. Rio: (02:08 - 09:29)
Seria Shatter Me nga Tahereh Mafi: (09:31 - 19:20)
The Silent Patient nga Alex Michaelides: (19:22 - 25:08)
Jeta e Padukshme e Adi Larysë nga V.E. Schwab: (25:10 - 32:23)
Dhe Nuk Mbeti Më Askush nga Agatha Christie: (32:25 - 36:40)
Before the Coffee Gets Cold nga Toshikazu Kawaguchi : (36:42 - 40:56)
Mbyllja: (40:58 - 41:31)
Ndaj mendimet dhe leximet e tua me mua nëpërmjet Instagramit: www.instagram.com/njeliberenjebisede/ ose lër një mesazh zanor në faqen zyrtare të Një Libër e Një Bisedë.
12/26/2022 • 41 minutes, 31 seconds
Paniku i Gjysmë-vitit 2022!
Episodi i sotëm është pak kaotik, por si gjithmonë nuk mbarojnë bisedat e ndryshme. Këtë rradhë flas për librat që më zhgënjyen dhe për ato që më kanë pëlqyer pa fund këto gjashtë muajt e parë të vitit. Janë dhe disa tituj që mund të më kenë bërë për të qarë… <3
Intro: (00:00 - 04:15)
Cili është libri i preferuar që ke lexuar deri tani?: (04:17 - 09:42)
Cili është libri më pak i preferuar që ke lexuar deri tani?: (09:44 - 11:15)
Cili është një botim i ri që sapo ka dalë por nuk e ke lexuar akoma?: (11:18 - 13:18)
Cili është libri që do dalë në gjysmën e dytë të vitit dhe mezi po pret të lexosh?: (13:20 - 15:46)
Cili libër ishte zhgënjimi më i madh?: (15:48 - 20:01)
Cili libër ishte i papritur?: (20:02 - 22:57)
Cili është autori yt i ri i preferuar?: (22:59 - 29:03)
Cili është crush-i yt i ri fiktiv/personazhi i preferuar?: (29:05 - 32:23)
Cili libër të bëri për të qarë?: (32:25 - 35:22)
Cili libër të bëri të lumtur?: (35:23 - 36:16)
Cili është libri më i bukur që ke blerë?: (36:18 - 38:37)
Cilat janë librat që do doje të lexoje deri në fund të vitit?: (38:39 - 41:56)
Mbyllja: (41:58 - 43:00)
Librat që u përmendën:
The Inheritance Games Duology nga Jennifer Lynn Barnes
Book Lovers nga Emily Henry
All My Rage nga Sabaa Tahir
Hajdutja e Librave nga Mark Zusak
Project Hail Mary nga Andy Weir
Libri i Verës nga Emily Henry
Njerëz Normal nga Sally Rooney
People We Meet on Vacation nga Emily Henry
Dashuri në Kohërat e Kolerës nga Gabriel García Márquez
The Night Circus nga Erin Morgenstern
The Astonishing Color of After nga Emily X.R. Pan
Everything I Know About Love nga Dolly Alderton
Origin Story: A Big History of Everything nga David Christian
Facebook: The Inside Story nga Steven Levy
Piranesi nga Susanne Clark
Alone With You in the Ether nga Olivie Blake
Ndaj mendimet dhe leximet e tua me mua nëpërmjet Instagramit: www.instagram.com/njeliberenjebisede/ ose lër një mesazh zanor në faqen zyrtare të Një Libër e Një Bisedë.
7/20/2022 • 43 minutes
Një Hot Girl Summer plot me libra
Episodi i kësaj rradhe është plot me armiq në të dashur, emocione, dashuri verore dhe zhurmat e punimeve të pafundme të komshinjëve të mi.
Kujdes: Hot Girl Summer nuk është vetëm për gocat por është edhe për çunat! Nuk duhet të ndihet asnjë i veçuar <3
Intro: (00:00 - 03:43)
Librat që rekomandoj unë: (03:45 - 25:53)
Lista ime e verës: (25:55 - 37:41)
Titujt që dalin këtë verë: (37:43 - 43:25)
Mbyllja: (43:27 - 45:48)
Librat që u përmendën:
People We Meet on Vacation nga Emily Henry
Call Me By Your Name nga André Aciman
Jeta e Padukshme e Adi Larysë nga V. E. Schwab
Before the Coffee Gets Cold nga Toshigazu Kawaguchi
The Summer I Turned Pretty Trilogy by Jenny Han
Libri i Verës nga Emily Henry
Malibu Rising nga Taylor Jenkins Reid
The Stationery Shop nga Marjan Kamali
Everything I Know About Love by Dolly Alderton
Dashuri në Kohërat e Kolerës nga Gabriel García Márquez
A Mund të Vij Tek Ti nga Marie Aubert
Tulipanë të Vonuar nga Flutura Açka
Carrie Soto is Back nga Taylor Jenkins Reid
Book Lovers nga Emily Henry
Ndaj mendimet dhe leximet e tua me mua nëpërmjet Instagramit: www.instagram.com/njeliberenjebisede/ ose lër një mesazh zanor në faqen zyrtare të Një Libër e Një Bisedë.
6/11/2022 • 45 minutes, 48 seconds
Trekëndësh dashurie dhe një trashëgimi e papritur?! - The Inheritance Games
Në episodin e dytë bisedoj për një libër goxha të famshëm në komunitetin online të librave: The Inheritance Games. Dhe kur them bisedoj, dua të them që vërtet diskutoj të gjitha mendimet dhe ndjenjat e mia pa filtra mbi këtë seri!
Trekëndëshi i dashurisë, vëllezërit Hawthorne dhe personazhet e padurueshëm janë vetëm disa nga temat që përfshin ky episod. <3
Intro: (00:00 - 06:10)
Çfarë më pëlqeu?: (06:12 - 11:41)
Çfarë nuk më pëlqeu?: (11:43 - 25:41)
Vëllai Hawthorne i preferuar: (25:43 - 28:22)
Personazhi i preferuar: (28:24 - 30:41)
Personazhi më pak i preferuar: (30:43 - 33:38)
A do adaptohet në serial?: (33:40 - 37:28)
Dëgjo këto këngë duke lexuar: (37:30 - 39:55)
Mbyllja: (39:57 - 40:31)
Librat që u përmendën:
The Inheritance Games nga Jennifer Lynn Barnes
The Hawthorne Legacy nga Jennifer Lynn Barnes
Ndaj mendimet dhe leximet e tua me mua nëpërmjet Instagramit: www.instagram.com/njeliberenjebisede/ ose lër një mesazh zanor në faqen zyrtare të Një Libër e Një Bisedë.
5/25/2022 • 40 minutes, 30 seconds
Do të lexosh më shumë? Fillo me këto libra
Sot e fillojmë bashkë rrugëtimin e Një Libër e Një Bisedë me librat perfekt që çdo person duhet t’i lexoj për të rënë në dashuri me veprat e shkruara. Përmenden mbi 10 libra të larmishëm duke përfshirë Njerëz Normal nga Sally Rooney dhe Letër Babait nga Franz Kafka. Shpresoj që t’a pëlqeni episodin e parë të Një Libër e Një Bisedë dhe mezi pres që ta vazhdojmë këtë udhëtim në botën e librave së bashku! <3
Intro: (00:00 - 02:11)
Romancë: (02:11 - 12:40)
Fantazi: (12:40 - 19:04)
Klasikë: (19:04 - 26:45)
Fantashkencë: (26:45 - 29:00)
Bashkëkohor: (29:00 - 34:28)
Jo-fiktiv: (34:28 - 39:29)
Mbyllja: (39:29 - 40:11)
Librat që u përmendën:
People We Meet on Vacation nga Emily Henry
Kalorësi i Bronztë nga Paullina Simons
Six of Crows nga Leigh Bardugo
The Wrath & The Dawn nga Renée Ahdieh
Letër Babait nga Franz Kafka
Rrëfimi nga Lev Tolstoi
Project Hail Mary nga Andy Weir
Njerëz Normal nga Sally Rooney
Biblioteka e Mesnatës nga Matt Haig
Say Nothing: A True Story of Murder and Memory in Ireland nga Patrick Radden Keefe
Princesha nga Jean Sasson
Ndaj mendimet dhe leximet e tua me mua nëpërmjet Instagramit: www.instagram.com/njeliberenjebisede/ ose lër një mesazh zanor në faqen zyrtare të Një Libër e Një Bisedë.